Vendosni fjalën kyçe....

E reja shqiptare rrihej sistematikisht nga bashkëshorti i saj në Greqi, mbahej rob bashkë me fëmijën e tyre


Një 22-vjeçare shqiptare në zonën e Volos përjetonte çdo ditë dhunë sistematike nga bashkëshorti i saj bashkëshorti i saj 28-vjeçar dhe mbahej e izoluar  bashkë me fëmijën e tyre  2 vjeç e gjysmë.

Sipas medias greke The Newspaper.gr, torturat që përjetonte 22-vjeçarja janë zbuluar mbrëmjen e së enjtes më 21 shtator, kur fqinjët kanë reaguar pasi kanë dëgjuar britmat e saj nga brenda shtëpisë. Ata kanë trokitur me këmbëngulje në derë duke ndaluar kështu 28-vjeçarin të arratisej dhe më pas policia ka mbërritur në vendngjarje duke bërë të mundur bërë arrestimin e tij. Sipas detajeve të raportuara, 28-vjeçari Aurel Kurti nga fshati Gurre i Klosit është martuar me vajzën kur ajo ishte 18-vjeçe dhe në vitin 2021, e reja është transferuar në shtëpinë e tij në Volos, ku ka përjetuar dhunë të vazhdueshme.

Më tej në media është raportuar se, në momentin që oficerët kanë hyrë në banesë kanë parë nënën që kishte përqafuar fëmijën e saj, ndërsa ishte e mbuluar në gjak dhe kishte shenja mbytjeje në qafë. 

Nga dëshmia që 22 vjeçarja  ka dhënë për mjekët dhe policinë, tregon se është dhunuar aq shumë sa i është afruar vdekjes. Menjëherë më pas është lajmëruar ambulanca dhe gruaja dhe fëmija janë dërguar në spital. 

Nëna dhe fëmija janë nën mbrojtje me urdhër të prokurorit të çështjes, ndërsa 28-vjeçari do të përballet me të gjitha shkallët e drejtësisë në Greqi. Mediat greke gjithashtu shkruajnë se policia dhe prokuroria nuk kishin hasur asnjëherë në një histori të tillë, me viktima një grua dhe fëmijën e saj dy vjeç, ndërsa dëshmia e 22-vjeçares ka tronditur gjyqtarët dhe hetuesit.