Vendosni fjalën kyçe....

Humbën në malet e Skraparit, gjenden pas 12 orësh turistët francezë


Gjashtë turistë, të cilët humbën në malet e Skraparit janë shpëtuar pas 12 -orësh kërkime nga efektivët e policisë.

Për gjetjen e tyre u angazhuan dhjetëra efektivë policisë, ndërsa shton se u gjetën në vendin e quajtur “qafa e gjarprit”, ku ishin ndalur pasi kishin humbur rrugën në pyll.

Ata kishin braktisur në një zonë të hapur malore motorët më të cilët kishin mbërritur në Skrapar dhe pasi kishin ecur për në këmbë për disa orë kishin humbur orientimin në pyjet e thellë të Postenit.

Djali i njërit prej turistëve kishte ngritur alarmin nga Franca, duke telefonuar e njoftuar edhe ambasadën. Menjëherë pas njoftimit, dhjetëra efektivë të Komisariatit të Policisë Skrapar janë nisur drejt malit dhe vetëm pas 12-orë kërkimesh ata i kanë gjetur turistët në vendin e quajtur “qafa e gjarprit”.