Vendosni fjalën kyçe....

Pas sulmit të flotës ruse në Detit e Zi, Ukraina sulmon sërish me raketa një qytet të Krimesë


Ukraina vuri në shënjestër një qytet kyç në Gadishullin e Krimesë të pushtuar nga Rusia me një sulm me raketa të shtunën, një ditë pasi nisi një sulm ndaj selisë së flotës ruse të Detit të Zi.

Sevastopol, qyteti më i madh në Krime dhe një port i madh i Detit të Zi u vu nën një alarm sulmi ajror për rreth një orë në mëngjesin e së shtunës, ndërsa mbeturinat nga raketat  ukrainase ranë pranë një skele.

Raportohen nëntë të vravë dhe 16 të plagosur nga një sulm me raketa në selinë e Flotës së Detit të Zi në qytet të premten, – u shpreh shefi i inteligjencës së Ukrainës, sipas AP.