Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja e një 33-vjeçarit me thikë në Vlorë, Policia zbulon detajet e para


Një konftikt midis dy të rinjve në qytetin e Vlorës ka shkaktuar plagosjen me thikë të një  33-vjeçari i cili është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e shkuar, rreth orës 09:30 në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Novosel.

Autori i plagosjes është 35-vjeçari me iniciale R.K, i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë një 33-vjeçar të identifikuar si A.M.

Policia ndodhet në vendngjarje, ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehjen e zonës, për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Ndërsa 33-vjeçar ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia.