Vendosni fjalën kyçe....

Rama tregon se si mori ftesë në SHBA për ekspozitë nga galeria prestigjoze


Në podcast-in “Flasim” të moderuar nga vetë kryeministri Edi Rama, në të cilin ishin të ftura dy sipërmarrëse Ada dhe Mikena, Rama zbulon se në vitin 2016 ai mori një ftesë për bashkëpunim nga një galeri prestigjoze në SHBA me emrin “Marian Goodman” me vendodhje në New York.

Ai tregon se në momentin kur sheh email-in mendoi se ishte diçka për tu tallur.

“Unë mora një email nga galeria “Marian Goodman” në New York që është një nga galeritë më të mëdha të botës e thashë “Po tallen?”

Më rrinte mendja që po sikur të mos jetë tallje, por të humbas një rast që është unikal në jetën e dikujt që merret me gjëra të tilla? Dhe pastaj pyeta, gjeta mënyrën nëpërmjet një mikut tim që të pyesja dhe ishte në fakt një njeri real.- tregoi Rama.