Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet derbi mes Tiranës dhe Partizanit me qëllim të luhet në Air Albania


Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar shtyrjen e derbit të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.

Sfida ishte parashikuar të luhej më 26 shtator dhe u shty edhe me kërkesë të dy klubeve me qëllim të zhvillohet në stadiumin Air Albanian ë prani të më shumë tifozëve.

Organizimi i derbit të kryeqytetit dhe mbarëvajtja sa më e suksesshme e kësaj ndeshjeje të rëndësishme ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit më të lartë të dy klubeve, përfaqësuesit e Policisë së Shtetit dhe drejtuesit e Departamentit të Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Partizani si organizator dhe klubi Tirana kanë bërë kërkesë që ndeshja Partizani-Tirana e vlefshme për javën e gjashtë të Abissnet Superiore, e planifikuar për tu luajtur më datë 26 shtator, të spostohet për datë 19 tetor 2023, që ti japë mundësi tifozëve të shumtë të të dy klubeve ta ndjekin ndeshjen në “Air Albania Stadium”- njofton FSHF.