Vendosni fjalën kyçe....

Situata e vështirë e zjarreve në Patos, Balla: Po ndjekim situatën në disa drejtime të mbrojmë zonat e banuara


Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në Patos, të cilat të favorizuara nga era dhe errësira e natës kanë dalë nga kontrolli duke djegur me dhjetëra hektarë me ullinj dhe shkurre.

Balla thotë se po punohet për shuarjen e flakëve, dhe mbrojtjen e zonave të banuara, ndërkohë që . Policia e Shtetit ka dërguar efektivë të shumtë të FNSH, ndërsa ka arrestuar autorin e dyshuar të kësaj zjarrvënie.

“Po ndjekim situatën në Bashkinë Patos, fshati Margëlliç, ku po luftohet me zjarrin, i cili ka marrë përmasa tepër të mëdha. Forcat zjarrëfikëse të Patosit, Roskovecit, Fierit, kompanisë Albpetrol po punojnë në disa drejtime për të mbrojtur zonat e banuara, ndërsa janë nisur forca edhe nga Lushnja, Vlora dhe Berati. Policia e Shtetit ka dërguar efektivë të shumtë të FNSH, ndërsa ka arrestuar autorin e dyshuar të kësaj zjarrvënie”- shkruan Balla.