Vendosni fjalën kyçe....

Sot heshtje zgjedhore, nesër Kukësi zgjedh kryetarin e ri të bashkisë


Qytetarët e Kukësit i drejtohen të dielën kutive të votimit, në zgjedhjet e pjesshme për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri.

Ndërsa ditën e sotme është heshtje zgjedhore, gjithçka është gati për rivotimin ditën e diel.

në total 45 mijë 946 qytetarë me të drejtë vote, që të dielën i drejtohen kutive të votimit në 74 qendra votimi. Ata do të kenë vetëm një fletë votimi, ku do të jenë të renditur dy kandidatët e vetëm në garë. Numrin 1 e mban Albert Halilaj i socialistëve, ndërsa numrin 2, Emri Vata i koalicionit “Bashkë fitojmë”.

Të gjitha qendrat e votimit do të merren nën ruajtje nga Policia e Shtetit që do të angazhohet për mbarëvajtjen e këtij procesi deri tek shoqërimi dhe dorëzimi i kutive pranë qendrës së numërimit të votave dhe përfundimin total të procesit.

518  komisionerë do të administrojnë procesin zgjedhor. Grupi i Lulzim Bashës ka 146 komisionerë. Pavarësisht se u regjistrua në KQZ si subjekt zgjedhor nuk garoi me kandidatë për kryetar bashkie.

Koalicioni “Bashkë fitojmë” ka vetëm një anëtar në KZAZ e në komisionet e qendrave të votimit dhe 73 komisionerë, kurse Partia Socialiste  ka 292 komisionerë.