Vendosni fjalën kyçe....

Automatikë, antitank, mitraloz e granata, policia e Kosovës shfaq fotot e arsenalit të sekuestruar në Bajnskë


Policia e Kosovës ka shfaqur arsenalin e armëve e të municioneve që u sekuestruan gjatë aksionit kundër grupit që vrau efektivin e policisë Afrim Bunjaku.

Aksioni u zhvillua në Bajnskë të Zveçanit ndërsa brenda mjeteve të kapura e në vende të ndryshme u gjetën sasi të mëdha armësh si automatikë, antitank, mitraloz si dhe sasi mëdha fishekësh, predha antitank, granata, veshje kamuflazhi, jelekë antiplumb etj.

Kryeministri i Kosovës Kurti akuzoi Beogradin se qëndronte pas grupi që kreu sulmin e armatosur ku u vra efektivi ndërsa presidenti serb tha se përgjegjësi i vetëm ishte Kurti.

Pas ndërhyrjes së policisë së Kosovës u vranë tre nga anëtarët e grupit të armatosur dhe u arrestuan gjashtë të tjerë.