Vendosni fjalën kyçe....

Borrell dhe Lajçak reagojnë pas sulmit në Veri: Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë, të gjithë të kthehen në dialog


Bashkimi Evropian e ka dënuar ashpër sulmin nga një “bandë e armatosur” kundër zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri.

 “Të gjitha faktet për sulmin duhet të vërtetohen. Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë”, tha Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Në reagimin e BE-së është thënë se më shumë jetë të personave të pafajshëm janë duke u rrezikuar nga armiqësitë rreth Manastirit në Banjskë.

“Këto sulme duhet të ndalen menjëherë”.

Edhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak e ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri dhe ka thënë se dhuna “e çfarëdo forme është e papranueshme”.

“Kryesit duhet të përballen me drejtësinë. Të gjithë duhet të kthehen në dialog, menjëherë”, ka thënë Lajçak përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.