Një burrë që kishte përdorur një kukull Chucky me thikë për të terrorizuar dhe grabitur vendasit në veri të Meksikës u arrestua, raportojnë mediat vendase. Edhe kukulla e filmit horror u prangos dhe u vu në paraburgim.
Burri, i identifikuar vetëm si ‘Carlos N.’, u akuzua nga autoritetet për përdorimin e kukullës – e cila është popullarizuar nga seriali i filmave horror ‘Child’s Play’ – për prishjen e rendit publik, rrezikimin e publikut dhe grabitjen e parave prej tyre në Monclova, në shtetin verior të Coahuila në fillim të këtij muaji.
“Ai e vuri kukullën përballë fytyrave etë njerëzve dhe po i trembte ata”, tha Juan Raul Alcocer, një ish-drejtor i Policisë Monclova, për Fuerza Informativa Azteca.
Gjithashtu u raportua se Carlos N. ishte nën ndikimin e një lënde të paligjshme në kohën e incidentit për të cilin akuzohej, i cili ndodhi në sheshin kryesor publik të qytetit.
Si Carlos N. ashtu edhe kukulla u dërguan në një zonë të policisë lokale ku të dy u prangosën. Kukulla Chucky, e cila kishte ende një thikë të madhe që dilte nga pantallonat e gjera të saj, u mbështet pas një muri dhe u mbajt nga flokët e saj, ndërsa i bëhej një fotografi.
‘Kukulla demoni’ në qendër të hetimeve të policisë debutoi për herë të parë në ekran në vitin 1988 ‘Child’s Play’, një film që tregon historinë e një nëne që i jep një kukull djalit të saj, por nuk është në dijeni që lodra është ‘e poseduar nga shpirti i një vrasësi serial.
Filmi origjinal solli shtatë seri të tjera.