Vendosni fjalën kyçe....

Gërvalla i përvishet Borrell-it: Asnjë fjalë mbështetje për policinë a kundër terroristëve, çfarë turpi…


Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka kritikuar ashpër Përfaqësuesin e Jashtëm të BE-së, Josep Borrell pas deklaratave të këtij të fundit për vrasjen e efektivit të policisë e plagosjes së dy të tjerëve.

Në një shënim në X, Gërvalla shkruan se ndërkohë që tërroristët vrasin policinë, Borrell nuk ka thënë asnjë flajë mbështejeje për policinë dhe as kundër terroristëve.

Me jo pak ironi ajo pyet Borrell-in nëse edhe slumeve në Spanjë ai u është referuar si ‘armiqësore.’ Ajo e quan të turpshëm reagimin e përfaqësuesit të lartë të BE-së ndërsa pyet sesi vendet e BE-së mund ta tolerojnë këtë cinizëm

“Terroristët vrasin policinë – dhe ju thoni ‘të gjithë aktorët’? Asnjë fjalë mbështetje për policinë? As kundër terroristëve? A iu referuat edhe sulmeve terroriste në Spanjë si ‘armiqësore’?. Çfarë turpi. Si mund ta tolerojnë më këtë cinizëmt vendet anetarëve të BE-së?” – shkruan Gërvalla.

Ditën e sotme efektivi i policisë Afrim Bunjaku mnbeti i vrarë në një sulm të armatosur nga një grup i armatosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin  Banjskë të Zveçanit. Sipas lajmeve që vijnë nga mediat në Kosovë,  grupi i terroristëve që vranë policin janë të armatosur rëndë dhe janë sstrehuar në një manastir ku jane rrethuar nga policia.

Sulmi eshte dënuar mnga  gjithë faktori politik në Kosovë, nga ambasadori amerikan dhe nga zyrtarë të lartë të BE-së.