Vendosni fjalën kyçe....

Kosova shpall të hënën ditë zie në nderim të efektivit të vrarë Afrim Bunjaku


Kosova ka shpallur të hënën ditë zie në nderim të policit të vrarë Afrim Bunjaku pas sulmit në veri nga një strukturë, që sipas kryeministrit Kurti ka pasur mbështetjen politike, financiare e  logjistike nga Beogradi.  

“Presidentja Vjosa Osmani e shpallë të hënën ditë zie shtetërore në nderim të policit të vrarë, Afrim BunjakuPresidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit. Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.” – thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Bajnskë të Zveçanit ku një grup i armatosur personash hapi zjarr ndaj policisë.

Pas kësaj ata u strehuan në Manastirin e Bajnskës e pas ndërhyrjes së policisë, tre prej tyre u vranë e 6 u arrestuan.