Vendosni fjalën kyçe....

Kurti: Formacioni terrorist e kriminal strukturë mercenare e përkrahur politikisht e financiarisht nga Beogradi


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi Beogradin për mbështetjen e strukturës që kreu sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës ku mbeti i vrarë efektivi Affrim Bunjaku e u plagos Alban Rashiti.

Nga shkëmbimi i zjarrit mes strukturës së armatosur e Policisë së Kosovës u vranë 3 anëtarë të grupit e u arrestuan 6 të tjerë.

Sipas Kurtit, struktura mercenare është e mbështetur politikisht e financiarisht nga Beogradi zyrtar.

“Urojmë që ky të jetë i fundit në këtë rrugën e vështirë për ligj e për drejtësi. Kemi të plagosur dhe 3 të vrarë prej tyre dhe gjithashtu të arrestuar. Procesi në vijim do na japë të dhëna se kush saktësisht janë këta dhe kush janë urdhërdhënësit e kësaj përpjekje të dështuar për ta destabilizuar Republikën e Kosovës. Nga ato që kemi mësuar deri më tani që bëhet fjalë për një formacion terrorist e kriminal i cili ka planifikuar gjatë këtë që kanë kryer sot. Bëhet fjalë për një strukturë mercenare e cila është përkrahur, politikisht dhe financiarisht nga Beogradi zyrtar.” – tha Kurti.