Është mbyllur procesi i votimit në zgjedhjet për Bashkinë Kukës. Pas kësaj ka nisur grumbullimi i kutive të votimit e më pas do nisë numërimi.
Në votime morën pjesëë 45.63% e votuesve, më pak se në zgjedhjet e 14 majit, ku fitoi Safet Gjici.
Në garë ishin Albert Halilaj për PS-në e Emri Vata për PD-në që garoi nën siglën e koalicionit Bashkë Fitojmë.
Zgjedhjet në Kukës u vendosën pas dorëheqjes së Safet Gjicit, i cili u shfaq në një videoskandal seksual në zyrën e tij.