Një efektiv i forcave “Shqiponja” është dhunuar në zonën e Laprakës në Tiranë këtë të diel.
Nga informacionet është bërë e ditur se patrulla e policisë ka ndaluar një mjet për kontroll dhe identifikim, ku brenda tij kanë qenë 3 persona. Drejtuesi i tij, dhe 2 pasagjerët të cilët nuk i janë bindur urdhrit dhe kanë nisur të debatojnë fillimisht me fjalë duke kundërshtuar.
Mësohet se mes tyre ka pasur edhe përleshje fizike. Sipas burimeve, drejtuesi i mjetit që është ndaluar rezulton të jetë punonjës policie në Vlorë dhe i forcave “”Shqiponjave”. Për shkak të situatës së krijuar dhe kundërshtimit që u ka bërë kolegëve të Tiranës, bashkë me 2 miqtë vlonjatë që e shoqëronin, në ndihmë kanë shkuar edhe 7 patrulla policie, të cilat kanë neutralizuar situatën.
Efektivi nga Vlora është shoqëruar në Komisariatin nr. 3, i është sekuestruar arma e shërbimit që e kishte me vete në makinë dhe një thikë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.