Vendosni fjalën kyçe....

Sherr për pronën në Korçë, një i plagosur me thikë


Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë.

Mësohet se dy persona janë konfliktuar për motive pronësie, ndërsa sherri ka agravuar dhe njëri prej tyre ka goditur me thikë personin tjetër në kupën e gjurit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 në Korçë, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është ndaluar nga policia.