Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi me armë në veri të Kosovës, Vuçiç deklaratë për mediat: Një nga ditët më të vështira për popullin tonë


Një nga ditët më të vështira për popullin serb e ka quajtur presidenti serb Aleksandër Vuçiç sulmin në veri të Kosovës ku humbi jetën efektvi i policisë së Kosovës Afrim Bunjaku e u plagos efektivi tjetër Alban Rashiti.

Në një deklaratë të jashtëzakonshme  për media, kreu i shtetit serb tha se bëhej fjalë për një nga ditët më të vështira që nga viti 2004 e 2008.

Ai bëri përgjegjës qeverinë Kurti për sulmin duke thënë se serbët e Kosovës u rebeluan kundër atij që e quajti ‘terrori i Kurtit’.

Vuçiç tha gjithashtu se e kishte paralajmëruar në Bruksel e Nju Jork për atë që mund të ndodhte ndërsa theksoi se personat që u rebeluan nuk ishin nga Republika e Serbisë po serbë të Kosovës.

“Kjo është një nga ditët më të vështira për vendin dhe popullin tonë që nga viti 2004 dhe 2008. U kërkoj falje qytetarëve që nuk mundëm t’u drejtoheshim më herët. Që nga viti 1999 nuk kemi kontroll mbi Kosovën e Metohinë. Na mori shumë kohë ta hetojmë vetë se çfarë ka ndodhur në Kosovë.

Në orën 02:46 të natës së sotme, një grup serbësh nga Kosova kanë vendosur dy kamionë si barrikada në Banjskë, në veri të Kosovës. Më pas vjen policia e Kosovës, duke tentuar t’i largojë. Ka një konflikt dhe në atë konflikti, vritet polici Afrim Bunjaku dhe plagoset një tjetër. Në orën 08:57 mbyllen vendkalimet administrative Jarinjë dhe Bërnjak, vazhdojnë përleshjet. Në orën 10:15 shqiptarët njoftojnë se katër komuna janë zonë e operacione antiterroriste Çfarë ndodhi në të vërtetë?

Edhe pse folëm shumë herë për këtë, edhe pse paralajmërova në Bruksel dhe Nju Jork se e gjithë kjo mund të ndodhte, pak njerëz donin të dëgjonin. Serbët dhe jo nga Serbia, siç gënjyen në mediat e Prishtinës, por serbët e Kosovës, u rebeluan duke mos dashur të durojnë më terrorin e Kurtit. Që nga 3 nëntori, kur ai zëvendësoi komandantin Gjuriç për rajonin e Veriut, 62 herë ata përdorën të ashtuquajturën, Policia e Kosovës kundër serbëve” – tha ai.

Presidenti serb tha gjithashtu se vetëm themelimi i Asociacionit të Komunave serbe në veri të Kosovës është mënyra e vetme që të mos ketë më konflikte.

“E thërras bashkësinë kombëtare që të bëjë thirrje të themelohet bashkësia e komunave serbe. Kjo është mënyra e vetme që serbët të mos ndiqen në vatrat e tyre dhe mos të ketë më konflikte. I bëjmë thirrje popullit tonë për paqe dhe përmbajtje, ti besojnë shtetit të tyre. Mos të ketë gjakderdhje më të madhe.” – tha Vuçiç.

Më tej në konferencën për shtyp ai tha se institucionet e vendit do i marrin me kujdes vendimet që do shpalosen në ditët në vijim. Vuçiç i quajti të gjitha gënjeshta ato që janë shfaqur në mediat e Kosovës sot.

“Ata kanë thënë se kanë qenë luftëtarët për liri, vetëm Serbia si duket ka qenë terroriste. Për në ky është një leksion. Keni mundur të dëgjoni sot se gjithçka është organizuar nga Beogradi. Ne sot gjithë ditën kemi pasur jo mbledhje por një takim të këshillit për Siguri Kombëtare dhe do të shfrytëzojmë durimin tonë dhe vendimet do t’i marrim me kujdes. Do t’i përgatisim në mënyrë të hollësishme dhe me këto vendime do të dalim para qytetarëve tanë dhe para popullit tonë për ditët në vijim. Ne kemi incizimin në zë sesi qeshin policia e Kosovës dhe sesi thonë t’i lënë të vdesë, se s’kemi arsye t’i ndihmojmë. I kemi incizimin me zë, që ta shohim si bëhet puna profesionistëve. Ata kanë shfrytëzuar snajperiste dhe kanë shtënë në shtëpi private në Banjskë, ku s’ka pasur njeri. Të gjithë që i kanë lyer duart me gjak në vitin 1999 u ka rënë në mend që të vriten sërish serbë. Serbia nuk ka lidhje me këto gënjeshtra, më vjen turp të flas për këtë.” – shtoi Vuçiç.

Në fund ai tha se nuk ka asnjë strukturë mercenare e as mercenarë të grupit Ëagner duke përsëritur se përgjegjësi i vetëm për ngjarjen është kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

“Shikoni me çfarë jemi ballafaquar sot. Informacioni që besimtarët i mbajnë si pengje, kjo është gënjeshtër e pastër. Se ka pasur mercenarë Ëager, kanë treguar një incizim nga Nagorni-Karabaku. Nuk ka pasur rëndësi sesa do gënjejnë, ka qenë me rëndësi që fajin për vrasësin e shqiptarëve t’ia vënë Serbisë. Ata kanë sulmuar edhe kishën serbe që përmes këtij institucioni sigurojnë armë, sigurisht që gënjeshtër. Fajtor i vetëm është vetëm Albin Kurti.” – shtoi Vuçiç.