Vendosni fjalën kyçe....

Sveçla konfirmon marrjen në kontroll të manastirit: 3 të vrarë, po identifikojmë të tjerët


Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar vënien nën kontroll të manastirit të Banjskës, ku ishin futur anëtarët e grupit të armatosur që hapi zjarr ndaj policisë duke vrarë efektivin Afrim Bunjaku e plagosi efektivin  tjetër Alban Rushiti.

Gjatë konferencës për mediat ai konfirmoi eliminimin e tre autorëve të grupit që sulmoi policinë si dhe arrestimin e gjashtë të tjerëve.

“Vendosëm këtë territor nën kontroll. U bë pas disa betejave të njëpasnjëhsme. Kishim një viktimë. Kryem operacionin pa viktima të tjera. Kemi gjashtë të arrestuar, dy nga ta të plagosur me uniformë , dhe katër të tjerë që mbështesnin operacionin me radiolidhje. Se paku tre sulmues të vrarë, po identifikohen dhe barten.” – ka thënë Sveçla.

Ai pohoi se policia ka zbuluar edhe një sasi të madhe të municionit, eksploziv, uniforma, logjistikë dhe ushqime.

“Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të jashtëzakonshëm të rëndë, eksploziv, unifroma, logjistikë, ushqime, pajisje për barrikada, ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë. Ata janë përgatitur për të cenuar sovranitetin e Kosovës.” – shtoi Sveçla.

Disa prej personave të arrestuar Sveçla thotë se janë të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile”

“Ata kanë dështuar falë sakrificës dhe përkushtimit të Policisë së Kosovës. Ky është grup terrorist, duke qenë se kanë qenë të kyçur të në akte terroriste. Disa prej tyre të identifikuar si pjesë e Mbrojtjes Civile”, ka thënë Sveçla.

Ministri i Brendshëm tha se edhe pelegrinët e ndodhur në Manastirin e Banjskës në mënyrë që të sigurohen se s’ka të infiltruar nga grupi terrorist.

“Pelegrinët po kontrollohen në mënyrë që të sigurohemi se se s’ka të infiltruar.” – ka shtuar Sveçla.