Presidenti serb Vuçiç bëri përgjegjës të vetëm për sulmin me armë ndaj policisë në veri të Kosovës, Prishtinën zyrtare e kryemnistrin Albin Kurti.
Në një deklaratë për mediat, ai tha se mënyra e vetme për të shmangur përshkallëzime të mëtejshme e përplasje të tjera në të ardhmen është themelimi u komunave serbe në veri duke i bërë thirrje SHBA-së e BE-së që ta mundësojnë këtë.
“E thërras bashkësinë kombëtare që të bëjë thirrje të themelohet bashkësia e komunave serbe. Kjo është mënyra e vetme që serbët të mos ndiqen në vatrat e tyre dhe mos të ketë më konflikte. I bëjmë thirrje popullit tonë për paqe dhe përmbajtje, ti besojnë shtetit të tyre. Mos të ketë gjakderdhje më të madhe.” – tha Vuçiç.
Më tej në konferencën për shtyp ai tha se institucionet e vendit do i marrin me kujdes vendimet që do shpalosen në ditët në vijim. Vuçiç i quajti të gjitha gënjeshta ato që janë shfaqur në mediat e Kosovës sot.
“Ata kanë thënë se kanë qenë luftëtarët për liri, vetëm Serbia si duket ka qenë terroriste. Për në ky është një leksion. Keni mundur të dëgjoni sot se gjithçka është organizuar nga Beogradi. Ne sot gjithë ditën kemi pasur jo mbledhje por një takim të këshillit për Siguri Kombëtare dhe do të shfrytëzojmë durimin tonë dhe vendimet do t’i marrim me kujdes. Do t’i përgatisim në mënyrë të hollësishme dhe me këto vendime do të dalim para qytetarëve tanë dhe para popullit tonë për ditët në vijim. Ne kemi incizimin në zë sesi qeshin policia e Kosovës dhe sesi thonë t’i lënë të vdesë, se s’kemi arsye t’i ndihmojmë. I kemi incizimin me zë, që ta shohim si bëhet puna profesionistëve. Ata kanë shfrytëzuar snajperiste dhe kanë shtënë në shtëpi private në Banjskë, ku s’ka pasur njeri. Të gjithë që i kanë lyer duart me gjak në vitin 1999 u ka rënë në mend që të vriten sërish serbë. Serbia nuk ka lidhje me këto gënjeshtra, më vjen turp të flas për këtë.” – shtoi Vuçiç.
Në fund ai tha se nuk ka asnjë strukturë mercenare e as mercenarë të grupit Ëagner duke përsëritur se përgjegjësi i vetëm për ngjarjen është kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
“Shikoni me çfarë jemi ballafaquar sot. Informacioni që besimtarët i mbajnë si pengje, kjo është gënjeshtër e pastër. Se ka pasur mercenarë Ëager, kanë treguar një incizim nga Nagorni-Karabaku. Nuk ka pasur rëndësi sesa do gënjejnë, ka qenë me rëndësi që fajin për vrasësin e shqiptarëve t’ia vënë Serbisë. Ata kanë sulmuar edhe kishën serbe që përmes këtij institucioni sigurojnë armë, sigurisht që gënjeshtër. Fajtor i vetëm është vetëm Albin Kurti.”– shtoi Vuçiç.