Kandidati i PS për bashkinë e Kukësit, Albert Halilaj ka votuar, ndërsa ka pasur edhe një thirrje për të gjithë qytetarët që të dalin në votime dhe të zgjedhin alternativën më të mirë për qytetin e tyre.
“Ju falënderoj që jeni prezent. Unë nga qytetarët e Kukësit pres pjesëmarrje votim, për të votuar një djalë që do i shpërbej Kukësit. E vetmja fushatë që s’kemi pas një incident, i përgëzoj për vlerat që kanë përcjell. I ftoj të votojnë alternativën më të mirë dhe më bindëse për këtë qytet të mrekullueshëm”, tha Halilaj.
Procesi i votimit në Kukës po vijon pa probleme. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 09:00 votuan 4.04% e votuesve. Deri më tani mbi pjesëmarrjen në votime kanë kanë raportuar 57 Qendra Votimi nga 74.