Vendosni fjalën kyçe....

Avokati serb: 10 serbë mund të jenë vrarë në sulmin e armatosur në veri të Kosovës


Avokati Çedomir Stojkoviç në një shkrim në rrjetin social  “X” (ish- Twitter) ka dhënë informacione lidhur me sulmuesit serbë që vranë një polic të Kosovës dhe plagosën dy të tjerë. Stojkoviç tha se ka informacione se deri në 10 serbë të armatosur janë vrarë gjatë sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

Sipas tij, ka edhe të plagosur tjerë në Serbi, për të cilët ministri Xhelal Sveçla, bëri të ditur gjatë ditës së hënë.

“Sipas informacioneve të mia, të paktën 7 por me shumë gjasa 10 serbë të armatosur kanë humbur jetën dje në një sulm terrorist ndaj policisë së Kosovës. 3 trupa janë gjetur në vend. Pjesa tjetër e trupave janë tërhequr drejt Novi Pazarit. Ka edhe të plagosur që tani ndodhen në Serbi”, tha Stojkoviç.