Vendosni fjalën kyçe....

Bushati poston foton me Biden si Ambasador: Mision i Shenjtë për mua


Ish-deputeti socialist Ervin Bushati, ka postuar foton nga Shtëpia e Bardhë me Presidentin e SHBA-ve Joe Biden.

Tashmë në cilësinë e Ambasadorit të Shqipërisë në SHBA, Bushati e cilëson si mision të Shenjtë detyrën që ka marrë dhe premton që të sjellë më afër dy popujt për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin strategjik.

Nder dhe Privilegj në këtë Mision të Shenjtë për mua: White House tek Presidenti i Shteteve të Bashkuara Sh.T.Z Joe Biden.

E nisim këtë rrugëtim me përkushtimin më të madh për të sjellë më afër popujt tanë e për të forcuar më tej bashkëpunimim strategjik mes nesh.

Mirënjohje ndaj këtij vendi mik dhe aleat, për mbështetjen e palëkundur gjatë momenteve më kritike të historisë sonë.

Sot më fort se kurrë e ndjej peshën e këtij misioni që më është besuar; teksa zotohem në përmbushjen e çdo objektivi drejt progresit” – shkruan Bushati.