Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania mendon rikthimin e kontrolleve kufitare me Poloninë dhe Çekinë


Vetëm tre javë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të Polonisë më 15 tetor, si kancelari gjerman Olaf Scholz ashtu edhe ministrja e brendshme Nancy Faeser kanë sinjalizuar se Berlini do të rifusë kontrollet kufitare në kufijtë e tij me Poloninë dhe Çekinë

Situata është krijuar për shkak se Gjermania pretendon se qindra emigrantë të paligjshëm po kalojnë përmes kufirit me Bjellorusinë ose po udhëtojnë përmes Ballkanit për në Gjermani.

Duke qenë se Polonia, Gjermania dhe Çekia janë të gjitha pjesë e Zonës Shengen, aktualisht nuk ka kontrolle kufitare mes tyre.

Megjithatë, legjislacioni i Bashkimit Evropian parashikon mundësinë e rivendosjes së përkohshme të kontrolleve kufitare nga shtetet anëtare individuale në rrethana të jashtëzakonshme.

Faeser tha se shpresonte që, siç është rasti me Danimarkën dhe Zvicrën, Polonia dhe Çekia do të lejojnë oficerët gjermanë të operojnë në territorin e tyre në një përpjekje për të parandaluar kalimet e paligjshme të kufirit.

Më vonë të njëjtën ditë, Scholz, duke folur me gazetarët, sinjalizoi gjithashtu se rifutja e kontrolleve kufitare mund të jetë e pashmangshme. 

Ai tha se nuk donte që “Polonia thjesht t’i lejojë emigrantët të kalojnë derisa Gjermania diskuton politikën e saj të azilit.

Për mendimin tim, kushdo që hyn në Poloni duhet të regjistrohet atje dhe të bëjë kërkesë për azil”.