Vendosni fjalën kyçe....

Humbi zgjedhjet për kryebashkiak, Vata: Do vazhdojmë misionin për t’i kthyer Kukësit zgjedhjet e lira


Kandidati i ‘BF’, Emri Vata ka reaguar pas humbjes së tij në garën për bashkinë e Kukëasit.

Duke e quatur një garë të pabarabartë, Vata falenderon qytetarët kuksianë që i besuan me votë për postin e kryebashkiakut.

Vata vijon me akuzat teksa thotë se vetëm në pushtetin e Edi Ramës skandalet politike, morale dhe shoqërore nuk reflektohen në rezultat, por e thellojnë atë në favor të shkelësve.

Ai vijon se rezultati duhet lexuar me kujdes duke nënkuptuar që sipas tij ka pasur vjedhje votash.

 

“Dua të falenderoj, së pari strukturën e Partisë Demokratike në Kukës dhe familjet e tyre për qëndresën dhe mbështetjen në këtë sfidë të pabarabartë në shumë drejtime.

Demokratëve që më dhanë besim duke më votuar, u jam përherë mirënjohës.

Miqve që më mbështetën vazhdoj të jem borxhli dhe mirënjohës.

Përsëritja e asaj që të gjithë bashkë e kemi parë me sy është e panevojshme. Dua të theksoj se vetëm në pushtetin e Edi Ramës skandalet politike, morale dhe shoqërore nuk reflektohen në rezultat, por e thellojnë atë në favor të shkelësve.

Patronazhistët dhe super-ministrat ishin në Kukës me torbën plot, të lekëve dhe premtimeve, por tabloja e Kukësit të zbrazur në 10 vitet e pushtetit të tyre flet pa pasë nevojë për dorëzanë.

Rezultati i zgjedhjeve, me gjithë deformimet, presionin, shitblerjet e votës, krimin shtetëror duhet lexuar me kujdes.

Ne sot mbyllëm një fushatë, por jo misionin tonë që në Kukës dhe në gjithë Shqipërinë të kthejmë zgjedhjet e lira.

Uroj që vota e çdo qytetari Kukësian , të mos shpërdorohet.

Pa zgjedhje të lira nuk ka zgjidhje.

Miqësisht,

Emri VATA”- tha ai