Vendosni fjalën kyçe....

Inceneratori i Fierit/ GJKKO dënon me 6.8 vite ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe 2.8 vite ish-deputetin e PS Alqi Bllakon


GJKKO ka dhënë sot dënimin për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka në lidhje me akuzat për inceneratorin e Fierit.

Ish-ministri është dënuar me 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbret në 6 vite e 8 muaj burg.

Gjithashtu sipas raportimeve të gazetarëve mësohet se Kokës i bllokohet 1 pasuri dhe i lirohen nga sekuestro të tjerat.

Po ashtu, GJKKO ka dënuar me 4 vite burg ish-deputetin socialist, Alqi Bllako, i cili me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2 vite e 8 muaj, ndërsa Klodian Zoto, aksioneri kryesor i koncesionarit të këtij inceneratori, është dënuar me 12 vite burg, nga të cilat do të vuajë në qeli 8 vite.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme ka vendosur të lirojë nga qelia, duke i shpallur të pafajshëm për akuzat e ngritura, zëvendës presidentin e FSHF, Arben Dervishi, Arjola Kodrën dhe Juri Imerajn.

Me shërbim prove janë dënuar 5 nga të pandehurit, përkatësisht Gentian Zifla, Regan Merdani, Sabina Canameri, Azem Shateri, Florian Muça dhe Pëllumb Abeshi.

Hetimet për inceneratorin e Fierit u mbyllën dhjetor 2022, prej ku sipas SPAK, rezultonte se për këtë incenerator janë paguar 4 milionë euro për punën që nuk është kryer, ndërkohë që zyrtarët e përfshirë në aferë i kishin shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prek 60 milionë lekë, përmes skemës së mashtrimit.