Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati i PS-së Halilaj fiton me më shumë se 5 mijë vota në Kukës


Partia Socialiste ka shpallur fitoren në zgjedhjet për kryebashkiakun e Kukësit, teksa kandidati socialist Albert Halilaj mori rreth 5 mijë vota më shumë se Emri Vata i koalicionit “Bashkë Fitojmë.

Pandeli Majko, drejtues i PS-së për qarkun e Kukësit është shprehur se tashmë janë në borxh ndaj qytetarëvetë Kukësit, me fitoren që morën për të udhëhequr bashkinë.

“Kjo është fitore e një djali që fiton në Kukës dhe që do tu shërbejë të gjithëve pa asnjë dallim partiak. I kemi një borxh të madh Kukësit. Ky borxh nuk shpërblehet me fjalë, por me vepra”, u shpreh Majko.