Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq në Korçë shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra 


Në disa fshatra në qarkun e Korçës është ndërprerë energjia elektrike. Shkak është bërë moti i keq që ka përfshirë juglindjen e vendit mëngjesin e sotëm me shi dhe erë të fortë.

Sipas informacioneve rezulton se 22 fshatra janë pa energji elektrike në zonën e Maliqit,12 fshatra në zonën e Pogradecit dhe mbi 6 fshatra në bashkinë e Devollit dhe Kolonjës.

Grupet e punës ndodhen në terren dhe po bëjnë të mundur riparimin e defekteve.