Zyra e prokurorit publik në Spanjë njoftoi sot se po fillon një hetim për imazhet e rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale (AI) të vajzave adoleshente nudo që dyshohet se janë krijuar dhe shpërndarë nga bashkëmoshatarët e vajzave.
Rritja e përdorimit të teknologjive të tilla nga fëmijët ka shkaktuar shqetësim më të madh tek prindërit në mbarë botën. FBI paralajmëroi në qershor se kriminelët po përdorin gjithnjë e më shumë inteligjencën artificiale për të krijuar materiale pornografike për të frikësuar dhe shantazhuar vajzat.
Prokurori mori nga policia një dosje me 200 faqe me rreth 20 ankesa nga familjet që ankoheshin se në mediat sociale dhe rrjetet e bisedave të përdorura nga adoleshentët në Almendralejo, një qytet prej 30,000 banorësh në rajonin e Extremadurës, po qarkullonin imazhe të rreme nudo të vajzave të tyre, të krijuara me një aplikacion të inteligjencës artificiale.
“Në Madrid, një gjykatë po heton një rast të ngjashëm që përfshin fotot nudo të dy të miturave, imazhe që vajzat pretendojnë se janë krijuar nga mjetet e inteligjencës artificiale“,- tha policia.