Vendosni fjalën kyçe....

Një sipërmarrës bëhet kreu i partisë kryesore opozitare SYRIZA në Greqi


Një ish bashkëpunëtor i Goldman Sachs dhe sipërmarrës i anijeve arriti një fitore të papritur të dielën vonë për t’u bërë kreu i partisë kryesore opozitare të krahut të majtë të Greqisë SYRIZA.

Tridhjetë e pesë vjeçari Stefanos Kasselakis mundi ish-ministren e Punës Effie Achtsioglou në raundin e dytë të garës për lidership, duke mbledhur gati 57% të votave, tha Yannis Drosos, kreu i Komisionit Zgjedhor të SYRIZA.

Me rrënjë familjare në Kretë, Kasselakis lindi dhe u rrit në Athinë.

Ai ka studiuar biznes dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Pensilvanisë në SHBA, përcjell AA.

Ndërsa ishte student, ai ishte vullnetar në stafin e senatorit të atëhershëm Joe Biden për zgjedhjet presidenciale të vitit 2008.

Në vitin 2009, ai punoi në departamentin e menaxhimit të rrezikut në zyrën e pasme të Goldman Sachs.

Ai më vonë themeloi kompaninë e transportit SwiftBulk.

Më 29 gusht të këtij viti, ai shpalli kandidaturën e tij për presidencën e SYRIZA-s.

Në raundin e parë të zgjedhjeve të brendshme partiake më 17 shtator, Kasselakis doli i pari mes pesë kandidatëve me 44.91% dhe rreth 66,000 vota.