Vendosni fjalën kyçe....

Për herë të parë në Tiranë kampionati Ballkanik i Karatesë, Shqipëria siguron 4 medalje


Kampionati Ballkanik i Karatesë për të rritur dhe veteran është zhvilluar për herë të parë në Tiranë, ku u mbajt në sallën olimpike “Feti Borova”.

Mbi 360 sportistë zbritën në Tiranë, të cilët përfaqësojnë jo vetëm Shqipërinë e Kosovën, por dhe Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnje-Hercegovinë, Greqinë, Turqinë, Kroacinë, Bullgarinë apo edhe Rumaninë.

“Ju falënderoj të gjithëve dhe uroj që ky kampionat të përcjellë paqe dhe çdo gjë të bukur që përfaqëson”, tha Petrit Baba, President i Federatës së Karatesë.

“Unë jam shumë i mrekulluar me organizimin e Shqipërisë dhe të Tiranës. Një nivel i lartë organizimi dhe mikpritje e mendoj se të gjithë u ndjenë të lumtur në Tiranë. Me këtë që shoh nuk do të jetë e largët dita që Shqipëria të bëjë dhe aktivitete më të mëdha. Dhe besoj se e meriton”, tha Davor Çipek, President i Federatës Ballkanike të Karatesë.

Shqipëria e mbylli këtë aktivitet me 4 medalje. Xhino Toli me medalje të bronztë, Orges Arifi me medalje të argjendtë. Ndërkohë në kategroinë e veteranëve fituan Lirim Dedej me medalje të artë dhe Danil Agolli të argjendtë.