Vendosni fjalën kyçe....

Policia kontrollon banesat për armatime në Zveçan pas vrasjes së policit, sekuestrohen kamerat pranë manastirit


Prokurori special i Kosovës, Naim Abazi ka bërë me dije se janë duke u lokalizuar disa shtëpi dhe automjete në Banjskë të Zveçanit, në të cilat dyshohet se ka armatime si dhe po punohet ende për të identifikuar persona tjerë të dyshuar lidhur me incidentin e djeshëm.

Gjithashtu Abazi ka thënë se aksioni është ende në zhvillim dhe se po merren edhe disa veprime shtesë nga autoritetet.

“Jemi ende duke punuar për identifikimin e personave të tjerë që janë të përshirë në këtë aktivitet kriminal”,-ka thënë Abazi.

Gjithashtu ai bëri të ditur se janë sekuestruar edhe disa kamera pranë manastirit të Banjskës.