Vendosni fjalën kyçe....

Rama dhe Basha shprehin mesazhe ngushëlluese për vrasjen e policit në Kosovë


Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot sërish për vrasjen e policit në Kosovë, i cili sipas informacioneve, pritet të përcillet për në banesën e fundit në orën 16:00 në varrezat e fshatit Samadrexhë, në Kosovë.

Rama është shprehur se përulet me nderim për efektivin Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës.

“MIRËMËNGJESMe përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës,- shkruan Rama. 

Ndërkohë kryetari i PD,  Lulzim Basha, nderon ditën e zisë për policin e vrarë në Kosovë.

Basha në një reagim në rrjetet sociale thotë se jo vetëm Kosova por çdo shqiptar sot është në zi për vrasjen e Afrim Bunjakut, dëshmorit më të ri në altarin e heronjve të Kosovës së lirë dhe sovrane.

“Jo vetëm Kosova por çdo shqiptar sot është në zi për vrasjen në krye të detyrës së rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku. Nderim për jetë Afrim Bunjakut, dëshmorit më të ri në altarin e heronjve të Kosovës së lirë dhe sovrane në të cilën askush nuk mundet më të luajë me jetën, dinjitetin dhe sigurinë e qytetarëve të saj”, ka shkruar Basha.