Vendosni fjalën kyçe....

Rrëshqitje dheu në Guatemalë, humb jetën e mitura


 

Shirat e dendur shkaktuan një rrëshqitje dheu në kryeqytetin e Guatemalës të hënën në mëngjes, ku si pasojë disa shtëpi të thjeshta përfunduan në një lumë duke lënë të vdekur një vajzë të re dhe të paktën 18 persona të zhdukur, përfshirë 10 të mitur.

Vajza 5-vjeçare u gjet nga zjarrfikësit, pjesërisht e mbuluar nga mbeturinat dhe balta rreth 5 kilometra  poshtë lumit Naranjo.

Rrëshqitja e dheut mori me vete gjashtë shtëpi dhe familjet që jetonin në to rreth orës 5 të mëngjesit.

Rrëshqitjet e dheut janë një kërcënim i vazhdueshëm gjatë sezonit të shirave të Guatemalës, i cili zgjat deri në nëntor. Ka pak kontrolle se ku njerëzit i ndërtojnë shtëpitë e tyre, veçanërisht në vendbanimet e varfra, duke i vënë ata në rrezik më të madh.