Vendosni fjalën kyçe....

“Stafi diplomatik në kryeqytetin e Nigerit do evakuohet brenda pak orësh” – Macron


Ambasadori i Francës dhe stafi i saj diplomatik në kryeqytetin e Nigerit do evakuohen në Francë në orët e ardhshme, tha të dielën presidenti francez Emmanuel Macron.

Macron tha gjithashtu se trupat franceze do largohen nga Niamey, kryeqyteti i Nigerit, në javët dhe muajt e ardhshëm.

“Prania ushtarake franceze do përfundojë deri në fund të këtij viti,” shtoi ai.

Nigeri u zhyt në trazira më 26 korrik, kur gjenerali Abdourahamane Tchiani, një ish-komandant i Gardës Presidenciale, drejtoi një grusht shteti që rrëzoi Presidentin Mohamed Bazoum.

Në fund të gushtit, administrata ushtarake e Nigerit urdhëroi dëbimin e ambasadorit francez Sylvain Itte, por Parisi kundërshtoi.