Tre persona kanë mbetur të plagosur në atentatin ndaj 59-vjeçarit Martin Bardhi në Rrëshen.
Bëhet fjalë për Ilir Bardhokun, ish-drejtor në bashkinë e Mirditës, Olti Gjinin pronar i një lokal pranë vendit të ngjarjes e Indrit Bardhin.
Të lënduarit nuk dihet ende nëse janë persona të rastësishëm apo objektiva të atentatit ndërsa janë dërguar në spital.
Në fshatin Gëziq të Mirditës është gjetur duke u djegur një fuoristradë që dyshohet se u përket autorëve të atentatit.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Rrëshe ku Bardhi u qëllua për vdekje me disa plumba.
Ai kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi ishte arrestuar për tentativën për vrasjen e Saimir Reçit, nipit të biznesmenit Kastriot Reçi, i ekzekutuar në Rrëshen më 7 janar 2020.