Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Disponoj informacione nga burime serioze, në muajt e fundit në veri të Kosovës është trafikuar armatim i madh


Kreu i PD-së Lulzim Basha në studion e emisionit “Open” tha se disponon informacione nga burime serioze kur deklaroi se në muajt e fundit në veri të Kosovës janë trafikuar e magazinuar armatime të mëdha.

Basha e cilësoi përplasjen e armatosur në të së dielës në Banjskë si përpjekje për të vënë nën kontroll veriun e Kosovës.

E diela ishte përpjekje për të vënë me forcë nën kontroll veriun e Kosovës. Informacionet që kam, që disponoj nga burimet serioze, është se në muajt e fundit në veri të Kosovës, janë trafikuar, magazinuar armatime të mëdha, Ngjarja e të dielës zbuloi një skenar që mund të ishte më e ndërlikuar dhe e vështirë për t’u vënë nën kontroll. Përgëzimet i shkojnë Policisë së Kosovës. Kjo tregon se vendi është gati për t’u futur në NATO. Nuk është koha as për eufori”, tha Basha.