Vendosni fjalën kyçe....

Bashkimi Evropian e cilëson X (Twitter) si “burimin më të madh të dezinformimit”


Bashkimi Evropian e quajti X (ish Twitter) të Elon Musk si burimin më të madh të dezinformimit, –raportoi Bloomberg 

“Platformat sociale duhet të ndërmarrin veprime përpara zgjedhjeve kombëtare dhe evropiane të vitit të ardhshëm”,- u shpreh zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Věra Jourová.

Ajo e përshkroi X (Twitter) si një “armë multi-milionëshe të manipulimit masiv që synon si rusët, ashtu edhe evropianët, dhe pjesën tjetër të botës”, duke theksuar nevojën për platforma të mëdha për të “zbutur këtë rrezik”.

BE-ja ka publikuar raporte se si secila prej kompanive kryesore të teknologjisë, duke përfshirë Facebook Meta Platforms Inc, Google Alphabet Inc dhe TikTok ByteDance Ltd, po trajton dezinformimin.

Shumica e platformave kanë rënë dakord të punojnë me BE-në për një kod sjelljeje vullnetare që synon vendosjen e standardeve të industrisë për kontrollin e fakteve dhe masa të tjera.