Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Shpallja e ditës së zisë në Serbi, tregon haptas se Vuçiç qëndron prapa grupit kriminal


Edhe ish kryeministri Berisha nuk e ka lënë pa reagim vendimin e Beogradit për të shpallur ditë zie për terroristët e vrarë gjatë aksionit policor në veri të Kosovës.

Berisha shprehet se presidenti Vuçiç po pranon haptas para gjithë botës se ai personalisht qëndron prapa grupit terrorist serb të manastirit të Banjskës.

Berisha thotë se ky vendim provon se zgjidhja e vetme për paqen dhe stabilitetin në Ballkan është dorëzimi sa më parë e Vuçiçit në Hagë.

 

Reagimi i Berishës

Vuçiç shpall ditë zie për terroristët serb!

Ai pranon haptas para gjithë botës se ai personalisht qëndron prapa grupit terrorist serb të manastirit të Banjskës.

Ky akt i ri luftënxitës i Sllobodanit të ri përbën një vendim i cili provon se zgjidhja e vetme për paqen dhe stabilitetin në Ballkan është dorëzimi sa më parë i këtij krimineli në Hagë, për genocidin dhe krimet e tij monstruoze, që ka kryer kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve pak vite më parë! sb