Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Lartë rrëzon për herë të dytë rekursin e Fredi Belerit


Gjykata e Lartë ka rrëzuar për herë të dytë rekursin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës kërkonte në masë më të butë sigurie se arresti me burg.

Rekursi i Belerit dhe Pandeli Kokaveshi u shqyrtua në dhomë këshillimi. Më herët Belerit i është refuzuar liria edhe nga Gjykata e Posaçme.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.

Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Për çështjet e tij është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimit e tij të paligjshëm e politik.