Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Lartë rrëzon SPAK, shpall të pafajshme anëtaren e KPK-së, Etleda Çiftja


Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për Etleda Çiften duke rrëzuar rekursin e SPAK.

Çiftja fitoi pafajësinë në të dyja gjykatat, në GJKKO dhe në Apelin e Posaçëm, por SPAK bëri rekurs të vendimit të Apelit në Gjykatën e Lartë duke kërkuar dënimin e saj për akuzat e “falsifikimit” dhe “deklarimit të rremë të pasurisë”.

SPAK kërkoi dënimin e Çiftes me 1 vit e gjashtë muaj për të dyja veprat penale dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar, uljen e një të tretës së dënimit, me masë përfundimtare 1 vit burgim, duke e konvertuar këtë dënim në vendosjen e saj në  shërbim prove për dy vjet.

Sipas prokurorisë, ka rezultuar e provuar tej dyshimit të arsyeshëm se e pandehura Etleda Çiftja, në deklaratën vitit 2017 ka kryer deklarim të rremë të pasurisë, konkretisht në lidhje me burimin e blerjes së apartamentit të banimit, të dy parcelave tokë arë me sipërfaqe 1450 m2 dhe me sipërfaqe 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë së dy pasurive të fundit, si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie. Por si GJKKO dhe Apeli e rrezuan SPAK, duke e shpallur të pafajshme komisioneren e vetingut, e cila nuk e ndërpreu asnjë ditë detyrën e saj megjithëse ishte e pandehur.