Policia e Tiranës së bashku me IKMT kanë konstatuar zhvillim punimesh pa leje në katër vila në zonën e Farkës në një kompleks.
Policia procedoi penalisht në gjendje të lirë shtetasit B. I., banues në Vorë, A. V., dhe E. T., të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
“Ndërtuan në mënyrë të paligjshme në banesat e tyre, procedohen penalisht 3 shtetas.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë, në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me IKMT, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë vijuar kontrollet në terren për evidentimin dhe goditjen e kësaj paligjshmërie.
Si rezultat i kontrolleve, në një kompleks vilash në Farkë, janë konstatuar punime pa leje (rikonstruksione), në katër vila, dhe në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit B. I., banues në Vorë, A. V., dhe E. T., të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”-njofton policia.