Vendosni fjalën kyçe....

Rama në ministerialin e ministrave të Ekonomisë: Ta bëjmë rajonin terren të lulëzuar për njerëzit


Kryeministri Rama tha në ministerialin e ministrave të Ekonomisë se pvarësisht dallimeve mes vendeve të rajonit, e vetmja mënyrë për të ecur para është bashkëpunimi.

Ai tha se bashkëpunimi ekonomik hap mundësi për të trajtuar edhe çështjet e vështira që kanë ngecur mes vendeve.

“Samiti do të diskutojë për diçka krejt të re që edhe një herë 5 vite më parë ishte e papërfytyrueshme, planin e ardhshëm të BE-së për të mbështetur Ballkanin Perëndimor duke u hapur në disa mënyra. Është koha të ecim para dhe të nisim të shohim vepra premtuese. Mund të mos biem dakord për një sërë gjërash në këtë rajon. Mund të kemi çështje të rëndësishme ende të pambyllura, por e vetme mënyrë është të përpiqemi që të biem dakord për atë që mund të bëjmë së bashku. Gjithmonë e më tepër kemi parë sa e rëndësishme është të trajtojmë çështjet tona. Sa më të mira urat që ndërtojmë më e mirë është hapësira për të trajtuar edhe çështjet e vështira.” – tha Rama.

Ai shtoi më tej se mbi 6000 kompani kanë përfituar nga heqja e barrierave mes vendeve.

“6000 shoqëri tregtare kanë përfituar nga aktiviteti i nxitjes së tregtisë.

Nga të gjitha heqja  barrierave jo tarifore, nga ngjarjet e përbashkëta të cilat kanë përfshirë shoqëri tregtare sidomos dhe mbështetje për qasjet e BE-së në raport me tregun.

Gjithçka që bëjmë së bashku është të përfitojmë në terren për njerëzit që kanë nevojë të lëvizin më lirisht.” – tha Rama.

Më tej kreu i qeverisë shtoi se Ballkani Perëndimor duhet të kthehet në një terren të lulëzuar për njerëzit

“Synimi është të kemi sa më shumë përfitime për njerëzit dhe kapitalet e shërbimet të lëvizin lirisht. Duhet ta bëjmë këtë rajon një terren të lulëzuar për njerëzit. Na duhet më shumë Evropë në Ballkanin Perëndimor dhe qasje në organizmin e BE-së, të shumë organizmave të tij, për këtë bëhet fjalë. Pres me padurim rezultatet e këtij takimi dhe sigurisht do bëjmë maksimumin për të dhënë më shumë për njerëzit që japin kohën, energjinë e tyre, gjithë punën e tyre për ekononomitë tona, sepse kemi shumë mundësi. Rritja e viteve të fundit ka treguar se ajo që mund të bëjmë duke u hapur kundrejt njëri tjetrit, duke shndërruar këtë rajon në këtë hapësirë që është e mirë për të gjithë ata njerëz punëtore e ndërmarrje, na bën të hedhim hapim më të rëndësishëm drejt hapësirë më të gjerë të Bashkimit Europian.” – shtoi Rama.