Vendosni fjalën kyçe....

U vra sot në Rrëshen, Martin Bardhi, i arrestuar në mars të këtij viti, pasi qëlloi me armë ndaj makinës së nipit të Kastriot Reçit


Martin Marku Bardhi, 60 vjeç është vrarë sot me armë zjarri në qytetin e Rrëshenit, teksa dyshohet se ngjarja ka motive hasmërie dhe lidhet me vrasjen e biznesmenit Kastriot Reçi.

Martin Bardhi u arrestua në mars të këtij viti, pasi bashkë me të birin Erind Bardhi, qëlluan me armë zjarri drejt makinës së Sajmir Reçit, 41 vjeç ku për pasojë humbi kontrollin. Sajmir Reçi është nipi i Kastriot Reçit. Ndërkohë që viktima Martin Bardhi kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu.

“Si rezultat i veprimeve profesionale operacionale dhe policore të kryera për një rast të ndodhur rreth orës 19:00, të datës 26.03.2023, në Rrëshen, ku nga këto hetime, dyshohet se shtetasi M. M. (alias M. B.) 59 vjeç dhe shtetasit E. V. (alias E. B. alias E. M.), 31 vjeç e K. M. (alias K. B.), 28 vjeç, përkatësisht djali dhe nipi i shtetasit M. M, të tre banues në Mirditë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit të shtetasit S. R., 41 vjeç, banues në Mirditë, u bë i mundur lokalizimin dhe kapja e shtetasit të kërkuar”.

-M. M. (alias M. B.), 59 vjeç, banues në Rrëshen, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, njoftonte policia.