Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 45-vjeçari në Korçë, u kap me 52 kg kanabis në makinë


Një 45-vjeçar është arrestuar nga Policia Korçë, pasi në makinën e tij u gjetën 52.6 kg kanabis, të cilin do ta trafikonte në Greqi, kundrejt fitimit 500 euro/kg.

Klodian Kllomollari është arrestuar në flagrancë, në kuadër të operacionit “Restart 16” dhe  gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Benz”, të cilin e kishte parkuar në oborrin e banesës në fshatin Vërdovë u gjetën 2 qese me 52.6 kg kanabis. 

“Nga veprimet hetimore rezultoi se 45-vjeçari e kishte siguruar lëndën narkotike nga shtetas të tjerë dhe më pas do ta trafikonte me automjetin e tij, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, me destinacion final shtetin grek, kundrejt fitimit 500 euro/kg.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe një aparat celular. 

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale”. njofton policia