Matthew Miller, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, ka folur për mbi situatën në veri, dhe u ka bërë i thirrje Kosovës dhe Serbisë të shmangin çdo retorike që mund të nxisin më tej konfliktin dhe dënoi sulmin.
Në konferencën e tij për media, ai është pyetur mbi për kërkesën e Serbisë që KFOR-i të marrë përsipër sigurinë e veriut të Kosovës.
“I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo retorikë që mund të nxisë më tej tensionet dhe të punojnë menjëherë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për të de-përshkallëzuar situatën dhe kthimin në dialogun e lehtësuar nga BE”, tha ai.