Hakerët vodhën rreth 200 milionë dollarë nga firma e kriptove Mixin herët të shtunën, tha kompania në platformën e mediave sociale X të hënën, në atë që studiuesit thonë se është vjedhja më e madhe e kriptove deri më tani këtë vit.
Mixin, e cila rendit vendndodhjen e saj në LinkedIn si Hong Kong, tha se baza e të dhënave e ofruesit të shërbimit ‘cloud’ të rrjetit të saj ishte ‘sulmuar nga hakerët, duke çuar në humbjen e disa aseteve’
dhe se ‘fondet e përfshira janë afërsisht 200 milionë dollarë amerikanë’.
Mixin e përshkruan veten si një rrjet për transferimin e aseteve dixhitale. Ajo ka një milion përdorues, sipas faqes së saj të internetit.
Mixin tha në X, i njohur më parë si Tëitter, se kishte ndaluar së lejuari përdoruesit të tërhiqnin fondet e tyre nga rrjeti, por se transferimet nuk u prekën dhe se shërbimet do rihapen pasi të rregullohen dobësitë.
Mixin do shpallë një zgjidhje për ‘si të merren me asetet e humbura’, tha ajo.
Me 200 milionë dollarë, hakerimi do ishte i 10-ti më i madhi i kriptove të të gjitha kohërave, për nga vëllimi i kriptove të vjedhura, dhe më i madhi deri më tani në vitin 2023, sipas firmës kërkimore të blockchain Elliptic.
Vitin e kaluar hakerët vodhën kripto me vlerë deri në 3.8 miliardë dollarë, duke e bërë atë vitin më të keq, sipas studiuesve të blockchain Chainalysis.