Flakët në pyllin me pisha në Pishporo të Fierit, vijojnë të përhapen me shpejtësi të favorizuara dhe nga era e fortë.
Në vendngjarje ndodhen 8 mjete zjarrfikëse tre të Fierit, një nga Rroskoveci, Vlora, Divjaka, Lushnja, një e kompanisë “Alpetrol” si dhe dy autobote uji.
Sipas prefektit Lefter Shehaj i cili ndodhet pranë vatrës së zjarrit për të monitoruar nga afër situatën pohon se pritet ndërhyrje nga ajri pasi terreni i vështirë dhe zjarri në kurorën e pishave e vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikëseve.