Një megaoperacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në disa qytete të vendit me urdhër të prokurorisë së Elbasanit.
Sipas mediave, në kuadër të këtij aksioni të autoriteteve janë lëshuar 15 urdhër arreste.
Gjithashtu përmes operacionit të policisë janë zbardhur edhe 6 vrasje, të cilat ishin nën hetim. Mes tyre janë zbardhur edhe pesë atentate me eksploziv.
Raportohet se vrasjet kanë qenë të kryera me pagesë, ndërsa dy prej tyre janë kryer në Greqi dhe një në Tepelenë.