Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Djegia e mandateve, bllokimi i reformës në drejtësi e bojkoti i zgjedhjeve lokale u morrën pas lobimit të Ramës te McGonigal


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë për FaxWeb deklaroi se Kryeministri Edi Rama i kërkoi ish-agjentit Charles McGonigal shërbime për goditjen e figurave kundërshtare politike në Shqipëri.

Sipas Metës, kryeministri dhe ish-agjenti kanë qenë të lidhur në zbatimin e një agjende përçarëse ndaj opozitës.

Ai shtoi se disa nga vendimet më të rëndësishme politike, si djegia e mandateve, bllokimi i reformës në drejtësi janë marrë pas lobimit të McGonigal.

“Zoti Rama i ka kërkuar zotit McGonigal këto shërbime për të nxitur goditje ndaj gjithë figurave kundërshtare është e qartë. Pas këtyre goditjeve ka nxitur një hetim për lobistin e PD-së për zgjedhjet e vitit 2017. Janë edhe zyrtarë të tjerë, kanë zhvilluar takime me  McGonigal që kanë qenë të lidhur me kryeministrin në zbatim të një axhende përçarëse ndaj opozitës. Nuk e di se për çfarë duhet kërkuar falje. Disa nga vendimet më të rëndësishme janë marrë pas lobimit të Mc Gonigal. Djegien e mandateve, bllokimin e reformës në drejtësi, që Rama të kontrollonte sistemin dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale”, u shpreh Meta.